Hillary Clinton përkrah Bidenin për president të SHBA-së

Ish-kandidatja për presidente në Amerikë, Hillary Clinton, ka përkrahur kandidatin e Partisë Demokratike, Joe Biden, në kandidaturën e tij për president të SHBA-së.

“Ky është moment kur na duhet një lider, një president sikur Joe Biden”, ka thënë ajo gjatë një ngjarjeje online bashkë me ish-zëvendëspresidentin.

Përkrahja shënon vazhdimin e serisë së profileve të larta në Partinë Demokratike që përkrahin Bidenin në garë me presidentin Donald Trump për zgjedhjet që pritet të mbahen më 3 nëntor sivjet.

Bideni ishte zëvendëspresident i Barack Obamas, e Clintoni Sekretarja e parë e Shtetit në mandatin e tij.

Të dy kishin konsideruar më herët në të njëjtën kohë kandidaturën për president, por Bideni kishte anuluar planet për shkak të vdekjes së të birit, Beau.