Hiqen rrethojat të objektit kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Sot ka vazhduar largimi i rrethojave nga objektet qeveritare.

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, është bërë prerja e rrethojave në objektin kryesore të MPBAP-së.

Sveçla tha se nuk ka nevojë të vendosën barriera të panevojshme mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Ne vlerësojmë se në një demokraci nuk ka arsye për të vendosur gardhe mes institucioneve dhe qytetarëve, sidomos në një vend si Kosova, ku qytetarët e duan shtetin e tyre dhe janë të interesuar për zbatimin e ligjit.

Barrierat janë të panevojshme, sepse Kosova nuk është regjim diktatorial ku qeveria është kundër popullit dhe Policia e Kosovës është një institucion me besueshmëri të lartë publike dhe me profesionalizëm të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe rendin e nevojshëm në vend, mision për të cilin ndihmohet dhe nga prania e institucioneve ndërkombëtare dhe KFOR-i”.

Ai theksoi se qeveritë në shtetet demokratike janë bërë për të shërbyer dhe për të qenë transparente.

Pritet”Ka kaluar koha kur objektet qeveritare dhe qeveria kanë pasur mure ndarëse ndërmjet veti sepse dihet mirëfilli se qeveritë në shtetet demokratike gjithmonë krijohen për të shërbyer dhe bazohen te transparenca e hapja për qytetarët.

Ai theksoi se edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë largimi i rrethojave të objekteve qeveritare, për t’ua kthyer qytetarëve hapësirat publike, trotuaret, parqet e lulishtet”.