Historia e çmendur e sulmuesit që pas 24 viteve karriere, kishte 0 gola dhe 0 asiste

Carlos Henrique Kaiser është futbollist sulmues nga Brazili.

Ai karrierën e ka filluar në klubet braziliane, ndërsa më vonë ka luajtur edhe në ligën e dytë franceze.

Ai ka ndërruar gjithsej 9 klube, në Brazil, Meksikë dhe Francë, duke qenë futbollist për plot 24 vite, por pa shënuar as edhe një gol të vetëm apo as edhe një asistim.

Emri Kaiser i ka ngelur pasi ka ngjasuar me futbollistin gjerman Franc Bekenbauer, por shkathtësitë e tij prej futbollisti ishin shumë larg nga ato të legjendës gjermane.

Ai falë lidhjeve dhe shoqërive me lojtarë në klube të ndryshme, arrinte t’i bind menaxherët se është sulmues i mirë, ndërsa duke gënjyer se është i lënduar dhe se nuk mund të luaj, e duke gjetur arsye të njëpasnjëshme, ka arritur që nga klubi në klub të kaloj pa hyrë asnjë herë në fushën e lojës.

E vetmja herë që ka qenë afër për tu futur në lojë, ishte kur pronari i klubit Brazilian, Vasko de Gama ka kërkuar personalisht që me çdo kusht të futet në lojë.

Gjatë vrapimit për tu nxehur para se të futet ka provokuar tifozët kundërshtar e më pas i ka gjuajtur me top, me çka referi është detyruar ti jap karton të kuq ende pa u futur në lojë.

Kur e ka pyetur patroni se përse reagoi ashtu ai iu është përgjigjur se tifozët ia kanë sharë babanë e dytë, e që neë këtë rast ishte pronari i klubit.

Kjo bëri që pronari t’ia zgjatë kontratën edhe për 6 muaj të tjerë.

Një skemë tejtër që ka përdorur ka qenë shkrimi gazetaresk.

Pas një sezoni në Ajaccio të Francës, pa asnjë inkuadrim të vetëm, është kthyer në Brazil me një shkrim të një gazete ku shkruante se Carlos Kaiser ka qenë golëshënuesi më i mirë i klubit Ajaccio për plot 8 sezone.

Ai ka ditur që të nënshkruaj kontrat duke u prezantuar si lojatri argjentinas Carlos Enrique (fitues i kupës së botës me Argjentinën ).

Carlos Henrique Kaiser ka nënshkruar në vitin 2015 një kontratë me një kompani angleze mediatike, duke e liçensuar për të filmuar tregimin e tij.

Libri me titull “Kaiser: Lojtari më i madh që kurr nuk ka luajtur futboll” nga gazetari Rob Smyth do të publikohet në vitin 2018.