Historia e rrallë/ Kosovari i shkruan ministrit italian: Dua të gjej ushtarin e takuar 21 vjet më parë

Me rastin e 21-vjetorit të nisjes së misionit të Nato-s në Kosovë, një djalë nga Kosova, Shpend Lila, i shkroi në “Twitter” ministrit të Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, duke iu lutur ta ndihmonte për të gjetur një ushtar italian përmes një fotoje të vitit 1999.

Dhe ministri e gjeti.

Pas postimit në “Twitter” të djaloshit, struktura e Ministrisë u vu në lëvizje, duke gjetur identitetin e ushtarakut që në atë kohë ishte një vullnetar i Ushtrisë që shërbeu dikur në luftën e Kosovës.

Ushtaraku, sot nënoficer, shprehu dëshirën për t’u takuar me atë djalosh të vitit ’99.

“Nëse Forcat e Armatosura italiane janë kaq të vlerësuara edhe jashtë është për përgatitjen e njohur profesioniste, vendim me të cilën ushtarakët tanë operojnë në botë.

Edhe për histori humane si kjo”, komentoi Guerini.

Më 12 qershor 1999 nisi Misioni i Nato-s që prej 21 vjetësh garanton sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe popullit kosovar.

Italia për të 11 herë ka qenë në komandë dhe aktualisht kontingjenti drejtohet nga gjenerali Michele Risi.