Historia prekëse, shoferi ndalon për një të moshuar në rrugë pa e ditur se do t’i shpëtonte jetën

Në botën ku jetojmë ka shumë e më tepër njerëz që nuk e çojnë ndërmend të ndalojnë apo ndihmojnë, nëse përballen me një njeri në nevojë, të lënduar apo diçka gjetkë.

Por ka dhe nga ata që ndalojnë, ndihmojnë dhe kujdesen për tjetrin.

Në këtë botë ka njerëz si ky shofer që transporton mallra nëpër shtëpitë e njerëzve.

Ai tregoi, një rast që i ndodhi kohë më parë dhe i cili u filmua nga kamerat e sigurisë, të vendosura në banesën e një të moshuare.

“Po dërgoja disa porosi dhe rrugës pashë një grua të moshuar. Ajo më bëri shenjë me dorë, mendova se nuk ishte ndonjë gjë… Por ajo vijonte të më bënte shenjë, sikur diçka kishte ndodhur”

Shoferi i quajtur Uilmar, vendosi të ndalojë.

Ende pa folur, vuri re se e moshuara kishte në dorë një byzylyk mjekësor, ku kishte një numër dhe disa të dhëna të tjera për gruan 92 vjeçe.

Uilmar mori në telefon numrin dhe nga ana tjetër u përgjigj mbesa e të moshuarës.

92 vjeçarja rezultoi se vuante nga Alzheimer-i, kishte dalë nga shtëpia dhe më tutje ishte përhumbur nëpër rrugët e qytetit.

Me siguri dorën e kishte ngritur tek shumë makina, por fatmirësisht, njëri ndaloi…

Shoferi e mori në makinë të moshuarën, duke i thënë se do ta dërgonte në shtëpinë e saj.

Kamera e sigurisë, e vendosur në banesën e të moshuarës kapi dhe momentet.

Shoferi i sjellshëm e mban hopa të moshuarën në dalje nga furgoni dhe e përcjell deri tek dera e shtëpisë.

Pasi sigurohet se është mirë, largohet në punën e tij.

Shiko Videon: