Pamja e jashtme e një të pastrehu njohu transformim total pasi një berber vendosi t’i bënte një trajtim të plotë.
Jose Antonio, 55 vjeç, jetonte prej 25 vitesh në rrugët e Majorkës në Spanjë.
Pas transformimit të pamjes, ai duket si një ‘George Clooney’.
Njerëzit që e kishin parë në rrugë, nuk u besonin syve kur e shihnin se si ishte bërë.
“Nuk kam ndryshuar vetëm pamjen. Më ka ndryshuar jeta,” thotë ai.
Tashmë Jose shpreson se fati i mbarë do e ndihmojë të gjejë një punë dhe një grua.
Video e transformimit të tij ka pushtuar rrjetin dhe i ka sjellë atij mijëra admirues.
Pas transformimit, Jose shpërthen në lot.
Por a është pamja e jashtme gjithçka?
“Tani dua të shkëlqej përtej pamjes sime të jashtme,” thotë Jose.
Ish-elektricisti e humbi fillin e jetës pasi kaloi në depresion në moshë të re.
Shiko Videon: