Holluesit e gjakut mbajnë pacientët me Covid-19 larg oksigjenit

Holluesit e gjakut në dozë të plotë mund të mbajnë pacientët larg pajisjeve të oksigjenit.

Një treshe studimore ka zbuluar se marrja e dozave të plota të medikaenteve për hollimin e gjakut në mënyrë të moderuar tek pacientët e hospitalizuar me Covid-19, ka zvogëluar nevojën e tyre për oksigjen të suportuar nga pajisjet e ventilimit, raporton “U.S National Institutes of Health”.

Mpiksja e gjakut është një problem serioz tek pacienët me Covid-19.

Studimet u përqëndruan në më shumë se 300 spitale në katër kontinente duke u testuar nëse ka ndonjë përfitim më të madh në administrimin e një doze të plotë të holluesit të gjakut heparinë krahasuar me dozën e mnë të ulët që përdoret zakonisht për të parandaluar trompozën në pacientët e shtruar në spital.

Në dhjetor, stuiduesit raportuan se dozat më të larta ishin të dëmshme tek pacientët në rrezik për jetën.

Por të dhënat e reja tregojnë se “Kur u jepen doza më të të larta të holluesve të gjakut pacientëve që nuk janë të sëmurë në nivele kritike, ato janë të dobishme dhe këtu duhet përdorur standardi i kujdesit”.

Sipas studiuesve, kjo është një terapi që kushton lirë dhe ndihmon në uljen e ngarkesës për njësitë e kujdesit intensiv.

Vëzhgimet sugjerojnë gjithashtu se dozat e plota të heparinës rritin shanset e mbijetesës tek pacientët që nuk kanë nevojë për terapi intensive , por që duhen studime të mëtejshme./Kosovarja