Horoskopi 3 mars, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Ju mund t’i kushtoni vetes në një ditë të mrekullueshme dhe të bëni atë që dëshironi më shumë.

Me partnerin / en herë pas here e doni njëri-tjetrin çmendurisht dhe menjëherë pas kësaj ju duket se nuk keni asgjë të përbashkët: duhet të flisni më shumë.

Në punë, idetë tuaja do qartësohen dhe do dini se çfarë të bëni për të marrë atë rezultat që dëshironi.

Demi

Sot do keni shumë punë për të zgjidhur, aq sa ju ndoshta do të detyroheni të punoni jashtë orarit.

Ju do arrini t’i bëni më të thjeshta edhe detyrat më të vështira

. Mos u dekurajoni nga pengesat burokratike: duke mprehur mendjen tuaja, do të gjeni zgjidhjen e duhur.

Binjakët

Mos nënvlerësoni një mbështetje që do ju duhet nëse keni ndërmend të filloni një projekt rinovimi dhe të kërkoni rrugë të reja profesionale.

Do keni një humor të mirë, shkëmbime stimuluese me njerëz të rinj dhe përfshirje intensive me të dashurin tuaj.

Frymëzuar nga imagjinata, ju do të ndizni dëshirën edhe tek partnerët më të vakët sentimental, të cilët kohët e fundit shfaqen të nxituar, të hutuar dhe nervozë.

Gaforrja

Për të qënë më aktivë, ju do të keni nevojë për dikë që t’ju japë një shtytje këtë mëngjes.

Në punë, mos vini në dyshim vlerën tuaj; përfitoni nga fryma e iniciativës, gjithashtu për të gjallëruar rutinën.

Në sferën private, kini kujdes që fantazira të caktuara paksa të tepruara të mos ju prishin marrëdhënien tuaj të dashurisë.

Luani

Kjo ditë do ju mbajë të zënë më punë dhe do ju ndalojë të mendoni për ato gjëra që nuk kanë shkuar në rrugën e duhur.

Do keni më shumë vullnet dhe do largohet pak trishtimi që ju ka karakterizuar këto kohë.

Qetësia e një çifti është e sigurt, si në një fuçi hekuri dhe nuk ka asgjë që mund ta shqetësojë atë: është koha për përkëdhelje dhe përqafime të ngrohta.

Do jeni të shoqëruar nga miq fantastikë.

Virgjëresha

E martë pak gri, për shkak të Hënës disonante në Binjakët.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni tani është të ndaleni dhe të mendoni.

Në këtë mënyrë ju do të shmangni marrjen e një hapi të madh në punë dhe të përballeni sipërfaqësisht me një çështje familjare, e cila në vend të kësaj meriton më shumë vëmendje dhe ndjenjën e përgjegjësisë.

Mos krijoni marrëdhënie sekrete me dikë.

Peshorja

Është e vërtetë që Hëna ju ofron të gjithë mbështetjen e saj, por me Venusin, Saturnin dhe Hënën e Zezë në një pozitë të vështirë ju duhet të jeni të kujdesshëm.

Përveç nevojave tuaja, do t’ju duhet të mbani në mendje edhe ato të partnerit tuaj dhe anëtarëve të familjes.

Një dashuri që krijon shumë probleme duhet të të bëjë të mendosh: diskutimet e ditëve të fundit dhe një partner kapriçioz kërcënojnë qetësinë.

Akrepi

Forca, vullneti dhe ambicja juaj do jetë rruga drejt suksesit për të ecur para.

Mbajta e vëmndjes në qëllimin që doni të arrini mund t’ju ndihmojë të mos gaboni, duke shmangur edhe humbje energjie.

Sido që të jetë situata juaj sentimentale, përqendrohuni tek e tashmja, pa u mërzitur për atë që ka kaluar tani.

Shigjetari

Sot ekziston një ankth dhe mbi të gjitha mosbesim ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt: ju shihni armiq dhe mashtrime kudo.

Por kjo situatë mund të ndikojë negativisht në jetën e dikujt tjetër, kështu që merruni me punë dhe jini aktivë në nisma të reja.

Në këtë mënyrë do jeni i zënë dhe nuk do keni kohë të mendoni negativisht për çdo gjë.

Bricjapi

Një ditë e mbushur me nisma të reja dhe dinamizëm: energjia, shpejtësia dhe aftësia ju lejojnë të përmbushni të gjitha angazhimet në rendin e ditës.

Zgjedhjet e rëndësishme dhe vendimet e menjëhershme do të rezultojnë të suksesshme; projekte, kontakte dhe bashkëpunime të favorshme.

Përfitoni nga Hëna në Fushën e gjashtë (punë, mirëqenie) për të revolucionarizuar mënyrën tuaj të të ushqyerit.

Ujori

Realizimi i dëshirave tuaja do bëhet më e lehtë, sot me hënën miqësore.

Nuk përjashtohen as takimet me fat apo mundësi të bukura.

Në fund të orarit tuaj të punës, mos u bëni dembel dhe shfrytëzoni kohën e lirë për të bërë një lëvizje fizike.

Nevoja për të dashur dhe për t’u dashur do të jetë motivimi që do t’ju shtyjë të kërkoni bashkëpunim më të madh me partnerin tuaj.

Peshqit

Ditë nervozizmi.

Do të ketë ngadalësim në rrugën tuaj, si në punë ashtu edhe në punët e përditshme; mos e lejoni veten të mbërthehet nga dyshimet, frika ose pasiguria.

Nëse gjërat nuk kthehen, provoni me një rrugë të re, prapë do të jeni në gjendje të arrini qëllimin tuaj.

Do t’ju kërkojë pak më shumë kohë, por ajo që ka rëndësi është të arrini në fund gjithsesi!