Hoti bën të ditur masat e reja të Qeverisë ndaj Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se numri i madh i rasteve të reja të konfirmuara është si pasojë e moskujdesit të qytetarëve pas lehtësimit të masave.

Ai ka bërë të ditur masat e reja të bëra në bashkëpunim me IKSHPK dhe të rekomanduara nga OBSH.

‘’Është krejtësisht në pergjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike.

Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë!’’, thotë ai.

Këto janë masat e reja nga Qeveria Hoti:

● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike

● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta

● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve

● Mbajeni distancën fizike

● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale

● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

#mbajedistancen