Hoti: Gjithkush që ka probleme me ligjin, nuk mund të kërkojë të marrë post publik

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka komentuar vendimin e PZAP rreth certifikimit të kandidatëve të disa subjekteve politike, duke thënë se vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen pa i komentuar.

“Vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen. Fokusi im dhe dëshira ime është që unë të ballafaqohem me të gjitha kandidatët për kryeministër, sigurisht duke i përmbushur kriteret elementare të respektimit të ligjit. Gjithkush që ka probleme me ligjin, nuk mund të kërkojë të marrë post publik apo të dalë para qytetarëve” ka thënë Hoti.

Motoja jonë është normalitet, stabilitet dhe zhvillim. Unë jam munduar të sjellë sa më shumë normalitet në jetët tona sepse kështu mund të kemi zhvillim afatgjatë”, tha ai./Indeksonline/