Hoti: I jemi borxhli oficerëve policorë që ranë në krye të detyrës

Kryeminsitri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në homazhet për heroin Enver Zymberi, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Hoti ka nderuar Zymberin duke shprehur falënderime ndaj të gjithë oficerëve që kanë rënë në krye të detyrës dhe atyre që kryejnë çdo ditë punën e tyre.

Ai tha se ndjehet borxhli ndaj tyre për punën që kanë bërë.

“Bashkë me ministrin, drejtorin e Policisë dhe zyrtarët kemi dalë të japim nderime për Enver Zymberin, për rënien në krye të detyrës, për ruajtje të rendit kushtetuese dhe integritetin terri torial të vendit, për të shtri Kushtetutën dhe ligjin në çdo cep të Kosovës.

I jemi borxhli atij, familjes së tij dhe gjithë ocerëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre.

I përgëzoj për këtë dhe jam mirënjohës gjithmonë”, tha Hoti para mediave.