Hoti: I kam sanuar problemet e shkaktuara nga Kurti

Kryeministri Avdullah Hoti është i bindur që në kohën e qeverisjes së tij ka arritur siç thotë të sanojë të gjitha dëmet që i bëri Kosovës qeveria paraprake e udhëhequr nga Albin Kurti në raport me partnerët ndërkombëtar.

Hoti thotë se ai ka komunikim të vazhdueshëm me të gjithë mbështetësit e vendit.

“Unë sot kam komunikime të rregullta me Shtëpinë e Bardhë, me kabinetin e kancelares Angela Merkel, me kabinetin e Macron dhe me Brukselin gjithashtu”, tha Hoti duke folur në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

“E kemi rikthy komunikimin pas një periudhe të rëndë të raporteve”, tha ai.

Hoti theksoi se në qeverisjen e tij gjithashtu rinisi procesi i dialogut.

Për këtë, ai tha se është plotësisht i hapur ndaj opozitës për zhvillimet në Bruksel dhe Washington.

Ai tha se ka komunikim me një pjesë të opozitës.