Hoti: LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte.

“A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA’ve?

Në një qeveri të tillë LDK nuk rrin.

LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte.

Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës.

LDK’ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”, është shprehur Hoti.

Hoti tha se vendimi i Kurtit lidhur me taksën nuk është qëndrim i dakorduar.

“Unë kam qenë në dakordim për t’i diskutuar kushtet.

Nuk është qëndrim i dakorduar nga ne vendimi i Kurtit lidhur me taksën”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti thotë se marrëveshja e koalicionit ishte që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet.

“Pjesë e marrëveshjes së koalicionit është të hiqet tarifa dhe të zëvendësohet me masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk reflekton me heqjen e pengesave, thotë Hoti.

“Kërkesa ynë ka qenë të ulemi dhe të dakordohemi lidhur me çështjen e takës.

Ne jemi qeveri dhe duhet konsensus që vendimet e qeverisë të merren së bashku.

Besoj se duhet ulemi të bisedojmë”, shtoi Hoti.