Hoti: Në Bruksel mora përkrahje për viza e rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel.

Shefi i ekzekutivit tha se në Bruksel janë biseduar çështje si liberalizimi i vizave, rimëkëmbja e ekonomike e shumë tema tjera.

“Në Bruksel janë biseduar për shumë çështje dhe më vitale siç janë liberalizimi i vizave, ku kam parë një gatishmëri nga ana e zyrtarëve në Bruksel.

Kjo çështje besoj se do të pranohet nga të gjithë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe është obligim i joni që ti mbajmë këto obligime.

Shpresoj edhe në ato vende që kanë qenë skeptike që të reflektojnë”, tha ai.

“Siç e keni parë një grup deputetësh i kanë shkruar kancelares Merkel për liberalizimin e vizave për kosovarët dhe ne do të punojmë me të gjitha vendet e botës për tu përmbajtur kushteve për këtë çështje”, tha Hoti para gazetarëve.

Hoti tha se në Bruksel kanë biseduar edhe për mundësinë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, teksa ka thënë se i kanë njoftuar për hapat që kanë ndërmarrë si Qeveri.