Hoti njofton se janë kryer pagesat për mbi 10 mijë qytetarë

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se janë kryer pagesat për dhjetë mijë e 668 qytetarë si ndihmë gjatë pandemisë.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejt 10668 qytetarë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Rimëkëmbja ekonomike po ndodhë”, është shprehur ai duke treguar se për cilat kategori janë ekzekutuar pagesat.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3381376295257034