Hoti për protestën e OVL UÇK: Askush nuk duhet ta pengojë drejtësinë

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media Tiranë sot, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se do të përfaqësojë shtetin e Kosovës saherë që të ftohet.

Hoti këto komente i ka bërë kur është pyetur se a do të marrë pjesë në dialog nëse nuk do të jetë i pranishëm Presidenti Thaçi.

“Ashtu si e kam thënë dialogu nuk ka alternativë, prandaj sa herë të ftohem në Washington ose Bruksel do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës”, u shpreh Hoti

Kryeministri Hoti u shpreh se askush nuk duhet të pengojë orga.net e drejtësisë kur u pyet për protestën e OVL UÇK’së të paralajmëraur me 9 korrik me kërkesën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

“E drejta për protestë është e drejtë elementare, sic kemi bërë në të kaluarën edhe kësaj radhe do të respektojmë obligimet ndërkombëtare, sepse kur orga.net e drejtësisë e ngrisin një cështje nuk është e udhës për të penguar orga.net e drejtësisë por për t’u për.ballur me to”, ka thënë Hoti.