Hoti pranon humbjen, këto janë fjalët e tij për fitoren e Vetëvendosjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe thotë se e merr përgjegjësinë për këtë rezultat.

Ai deklaron se do jenë opozitë konstruktive dhe se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re do mirren me mbarëvajtjen e ounëve qeveritare.

“E marr përgjegjësinë e plotë të rezultatit të LDK-së.

Ne duhet të jemi mbrojtës i demokracisë duke qenë opozitë konstruktive.

Do kujdesem që të ketë mbarvajtje të punëve të Qeverisë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Hoti në konferencë për media./blic