Hoti u takua edhe me përfaqësues të Gjashtë Plus

I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të komuniteteve në Kuvendin e Kosovës.

Klan Kosova mëson se ai u takua me Albert Kinollin dhe Rasim Demirin.

Ai këto takime me partitë parlamentare është duke i mbajtur për t’u koordinuar rreth një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Hoti tani është duke mbajtur takim me përfaqësues të Nismës Socialdemokrate në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Pos, tyre ai pati takim edhe me përfaqësues të AAK-së.