Fatmir Latifaj, hoxhës së njohur nga Mitrovica i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë hoxha përmes një postimi ku ka treguar se është dërguar në Turqi për operim në zemer.
“Unë jam në Turqi për një ekzaminim të gjendjes time shendëtsore rreth zemrës gjithsesi me remomandim të kardiologëve tanë në Kosovë & Shqipëri, falë Zotit jo me urgjencë, kështu që të gjithë dashamirëve të mi i’u siguroj që pas këtyre ekzaminimeve do të saqarohet detajisht gjendja ime a duhet intervenim a jo, kështu qe për cdo eventualitet do t’iu njoftoj me kohë in shaa Allah!”, ka shkruar ndër të tjera ai.