Hoxha nga Mitrovica iu çudit me shpjegimin për koronavirusin

Imami nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i cili njihet për deklaratat e tij të çuditshme para besimtarëve gjatë ritualit fetar, ka shpjeguar tani edhe për virusin vdekjeprurës kinez koronavirusin (COVID-19).

Imami Latifi po thotë se koronavirusi po vjen nga vet sjellja e burrave, pasi ata nuk lejuan që gratë myslimane të vendosin ferexhet.

Sipas tij edhe burrat tani kanë vendosur ferexhe, duke ironizuar me maskat e vendosura tek pjesa e gojës si masë kundër mbrojtëse ndaj virusit.

“U qun pesh si lojshin myslimanët mi qit ferexhetë, Allahu i madh jau qoj tash edhe burrave, s’keni dashtë për gra tash edhe burrat me i qit maskat tonë me ferexhe”, ka thënë Latifi, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë keni edhe videon ku dëgjohet imami kontrovers duke thënë deklaratën çuditëse për koronavirusin.

https://video.gjirafa.com/hoxha-cudit-me-shpjegimin-e-tij-per-koronavirusin-mp4