Humb betejën me COVID-19 edhe një lehonë 26 vjeçare nga Vitia

Një lehonë 26 vjeçare nga Komuna e Vitisë ka vdekur sot si pasojë e infektimit me coronavirus.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar doktori i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija.

Spahija ka thënë se vi.ktima i është nënshtruar më 2 shtator operacionit kirurgjik cezarian në Klinikën e Gjinekologjisë, për të kryer lindjen në javën e 38-të.

“Po është e vërtetë.

Rreth orës 02:30 të ditës së sotme pacientja e lindur në vitin 1995 ka vd.ekur nga COVID-19.

Ajo i ishte nënshtruar operimit cezarian për kryerjen e lindjes mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar, pasi ka pasur dëmtim të madh të mushkërive, është sjellë në mjekim intensiv”, ka thënë ai.

Ndryshe edhe një foshnjë 3 javëshe ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Brenda javës në Kosovë kanë humbur jetën 147 persona në mesin mesin e tyre gra shtatzëna, lehona dhe persona më të rinj se 40 vjeç. /Telegrafi/