Humb kontrollin e motorit dhe del jashtë rrugës, plagoset një person

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Në këtë aksident ka mbetur i plagosur A.M i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:35, ku i plagosur ka qenë duke lëvizur me një motor dhe ka humbur drejtimin, për pasojë është aksidentuar.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.07.2020, rreth orës 21:35, në Lanabregas,motorri me drejtues shtetasin A.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.