Huqja e madhe e deputetit të AAK-së: Spanja nuk na ka njohur sepse ata të gjithë janë ortodoksë

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, është shprehur i bindur se Mbretëria e Spanjës nuk e ka njohur Kosovën si shtet për arsye të besimit fetar të shumicës së popullësisë spanjolle, e që sipas tij është feja ortodokse.

Demaliaj ka deklaruar të martën mbrëma në emisionin Natën në RTK, se pesë shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë Spanjën, nuk e kanë njohur Kosovën për arsye të besimit të tyre ortodoks.

“Në komunitetin e Bashkimit Evropian, pesë shtetet që ende nuk na kanë njohur, të gjitha janë ortodokse”, tha Demaliaj para se të ndërpritej nga moderatori, i cili i tha deputetit se në dijeninë e tij Mbretëria e Spanjës përmban shumicë katolike në aspektin e religjionit”.

Por, Demaliaj u shpreh i bindur.

Sipas tij, Spanja ka popullësi shumicë të besimit ortodoks.

“Edhe Spanja është ortodokse… një pjesë e madhe bile. Kryesisht janë ortodoks”, ka këmbëngulur Demaliaj.

Por, faktet e demantojnë plotësisht Demaliajn, deputetin e Kuvendit të Kosovës.

Rreth 70 për qind e spanjollëve vetë-identifikohen si katolikë, ndërkaq rreth 25 për qind të tjerë nuk i përkasin asnjë feje.

Sipas një studimi të vitit 2016 nga Qendra për Kërkime Sociologjike në Spanjë, shumica e spanjollëve nuk marrin pjesë rregullisht në aktivitetet fetare.

Shiko Videon:

Skandaloze- Deputeti fajëson komunitetin LGBTI për mosnjohjen e Kosovës nga disa shtete të botës

Gepostet von VIPa Klips am Mittwoch, 27. Mai 2020