Hyseni publikon bisedat me produksionin para hyrjes në “Për’puthen”

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj, ka reaguar në lidhje me diskutimet e mbrëmshme në emision.

Ai paralajmëroi se do nxjerrë tre gurë të fortë ku do të godasë produksionin, apo thënë më drejt Olsën, autoren e programit.

Hyseni ka publikuar disa video zërime ku dëgjohet duke biseduar me Nikitën, njërën nga gocat e produksionit e cila i thotë se Olsa ka lutje që “askush të mos jetë në dijeni se ti do futesh në Prime”.

Theksojmë, se në Prime-n ku demaskoi Alvisën ishte edhe vet Alvisa ajo e cila e kishte përmendu produksionin në këtë ngjarje.