Web Analytics

Hyseni: Rregullorja për dinarin e shton sundimin e ligjit në veri

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka thënë se rregullorja e BQK-së për dinarin serb, e shton sundimin e ligjit në veri.

Sipas tij, kjo rregullore është ligjërisht e implementueshme.

“Është një nga vendimet që e ka një lloj mekanizmi shtesë të sigurisë për të vazhduar sundimin e ligjit, sidomos në veri. Rregullorja nuk nxjerr diçka të re që nuk është ligjërisht e implementueshme”, tha ai në RTV Dukagjini.

I pyetur se a ka pasur koordinim qeveria me aleatët ndërkombëtarë, Hyseni tha se nuk është i informuar saktë për këtë çështje.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që përmes dinarit t’i kontrollojë serbët lokalë të Kosovës.

“Vendimi për dinarin nuk paraqet risi.

Janë folur rreth 800 milionë euro në Kosovës, që kanë qenë mjet i kontrollit dhe i pushtetit të Beogradit brenda Kosovës.

Qëllimi final i ndalimit të dinarit duhet të jetë ky”, tha ai.

Të FUNDIT