Hyseni takohet me diplomatin amerikan Philip Reeker, merr përkrahje të SHBA-së në dialog

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar në Bruksel me Asistent-Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Hyseni tha se gjatë takimit me ambasadorin Reeker, pati një bisedë të hapur rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe konkretisht bisedoi lidhur me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Tutje, Hyseni theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces është i pazëvendësueshëm.

Gjitahshtu, Hyseni tha se mori përkrahjen e SHBA’së gjatë procesit të dialogimit me Serbinë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Hysenit:

“Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, mikun tim të kahmotshëm, Philip Reeker.

Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm.

Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan Hyseni.