I blen byzylyk 40 mijë euro! Kastrati i kthehet të dashurës kroate

Su.lmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati, duket se është ribashkuar me të dashurën e vet kroate, Andela Simac, pasi është parë me të në pushime në Maldivës, pak kohë pasi u raportua se ishte ndarë nga ajo për herë të dytë.

Përfaqësuesi i Kosovës është akuzuar se lidhja me Andelën po e shpërqendron në karrierë, pasi ai e humbi vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos në muajt e fundit, 22-vjeçari ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet miqësore të marsit kundër San Marinos dhe kundër Maltës dhe pushimet verore ai ka vendosur t’i kalojë në Maldives bashkë me Andelën.

Andela, 25 vjeçe, ka publikuar pamje ku Kastrati shihet duke dalë nga uji në Maldives si dhe një byzylyk diamanti që në treg vlerësohet të kushtojë rreth 40 mijë euro, për të cilin thotë se e ka dhuratë.

Kohë më parë, kroatja kishte folur madje edhe për martesë me kosovarin “Ai është i mrekullueshëm, e di se ne do të martohemi, megjithëse nuk kemi menduar për hollësitë”, kishte thënë Andela për mediat kroate në mars. /Express/