I dashuri Semit ka ditëlindjen por ajo se ka uruar akoma 

Ron Zaiti feston sot ditëlindjen dhe urimet për të kanë qenë të pafundme, por ai urim që ne të gjithë po presim nuk ka ardhur akoma ( të paktën publikisht) dhe e kemi fjalën për Semin partneren e tij në jetë dhe në muzikë.

Ne i hodhëm një sy profilit të këngëtarit dhe vumë re që urime(publike) ai kishte marrë nga familjarët e tij dhe nga familja e tij e dytë labeli muzikor “Moneyz”, që ka si CEO, Dafina Zeqirin.

Madje dhe kjo e fundit e ka uruar publikisht këngëtarin duke e konsideruar atë si superstar.

Aaa edhe diçka tjetër duke parë me vëmendje gjithë postimet e Ronit vumë re që sot ka ditëlindjen edhe reperi Elinel, ku Roni nuk ka harruar ta urojë publikisht./kryefjala