I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

Këngëtarja Genta Ismajli tashmë e ka gjetur “dashurinë e jetës”.

Tash e sa javë me radhë Genta është duke na mbajtur pranë vetës me fotografitë dhe videot që po i publikon nëpër rrjetet sociale e që aty po e tregon një lluks të pa parë deri më tani, shkruan “InfoKosova”.

Duket se këtë jetë kaq luksoze po ia ofron i dashuri i ri turk i cili thuhet se është milioner.

Genta po shfaqet shumë shpesh me të, më nuk po e fsheh si në fillim.

E një fotografi e fundit që Ismajli e ka bërë publike, e që aty shihet me turkun, duket sikur po shkrihet e tëra gjersa ai ia puth dorën e saj./InfoKosova/