Web Analytics
BallinaSHOWBIZI hapi “luftë” që në fillim, a do të shkonte Alketa e...

I hapi “luftë” që në fillim, a do të shkonte Alketa e ftuar tek Luana?

Me të nisur emisionin e saj “Zemër Luana” në televisionin Klan, Alketa Vejsiu “i hapi” luftë Luana Vjollcës.

Një deklaratë e modreatores gjatë emisionit të saj “Dance Albania”, u komentua gjatë si një kunjë direkt për kolegen e saj.

Gjithçka nisi nga një batutë e Ermal Mamaqit, i cili me humor u shpreh se në studio duhet të mbahej qetësi sepse nga ana tjetër ishte Luana, në këtë moment ndërhyu Alketa duke thënë:

“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”.

Mirëpo nuk mbaron këtu, Vejsiu në një tjetër moment preku edhe çështjen e klikimeve, ku Luana që me puntatën e parë duket se i mori vëmendjen të gjithëve në Klan, pasi emisioni i saj arriti 1 milion shikime në pak ditë.

“Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”, tha Alketa.

Këto deklarata kanë qenë tema kryesore e mediave rozë javën e fundit, së fundmi, Alketa shfrytëzoi emisionin e saj për të sqaruar në një farë mënyre deklaratat e saj.

Teksa po bisedonte me Visjanin në skenë, për imitimin e saj tek show i humorit “Klanifornia”, Alketa u shpreh se duhej të merrte pjesë patjetër në një nga skeçet e tij, aktori e shfrytëzoi këtë moment duke e pyetur moderatoren nëse do të shkonte edhe tek Luana.

Visjani: Edhe tek Luana do të shkosh?

Alketa: Po patjetër, dëgjo, unë luaj në një formacion të madh që quhet televisioni Klan dhe jam pjesë e një skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegeve dhe produksionet që bëhen këtu kështu që Alketa mendon ndryshe, unë jam e hapur që t’i bëj vizitë të gjithëve./Iconstyle/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit