I japin fund martesës çifti i njohur

Aktorja e famshme është ndarë nga bashkëshorti.

Beren Saat të cilën e njohim prej rolit të “Bihterit” në serialin “Dashuri e ndaluar”, prej vitesh është e martuar me këngëtarin Kenan Dogulu.

Çifti ka kaluar disa kriza në martesën e tyre dhe mjafton të kujtojmë ndarjen e tyre të vitit të kaluar.

Mirëpo mediat turke shkruajnë sot se Beren dhe Kenan po përjetojnë një tjetër krizë.

Sipas tyre aktorja është larguar nga shtëpia e tyre dhe po kërkon për një shtëpi të re, transmeton lapsi.

Çifti e kaloi bashkë karantinën, por mesa duket nuk kanë duruar për shumë gjatë së bashku.

Beren dhe Kenan u martuan në vitin 2014.

Pavarësisht krizave në martesë, ata gjithmonë janë rikthyer bashkë.

Megjithatë sipas mediave turke këtë herë aktorja ka marrë një vendim përfundimtar.

Na mbetet të presim si do të shkojnë gjërat mes çiftit shumë të komentuar në showbizin turk.