I morën 4 mijë euro për ta pajisur kinse me vizë, arrestohen dy gjakovarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjakovë.

Të njëjtit më 12 shkurt të këtij viti kishin mashtruar një femër duke i marrë 4 mijë euro për ta pajisur me vizë.

“Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar vikti.mën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/