Gjyqtarët e Kosovës qe shumë kohë e kanë humbur besimin tek masa e gjerë.

Gjykatësit tanë thuhet se marrin rryshfet nga të fortit dhe të pasurit për të shuar ndonjë gjykim.

Kjo gjë nuk duhej të ndodhte në vendin tonë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me aestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krinmeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha.

KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.

Ndërkaq, Policia e Kosovës më herët përmes një komunikate për media ka treguar për arsyet e arrstimit të gjyqtarit Sali Berisha.

Ai dyshohet se nga vitima, kishte marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për një rast penal.