Web Analytics
BallinaSHOWBIZI ndodh e papritura në aeroplan, Kida habit me postimin e fundit

I ndodh e papritura në aeroplan, Kida habit me postimin e fundit

Kida është një nga këngëtaret më të pëlqyera që ka krijuar tashmë fansat e saj brenda dhe jashtë vendit.

Ajo ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka ndarë me ta diçka të veçantë.

Ditën e sotme Kida na ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur gjatë udhëtimit të fundit me avion.

Mesa duket 2 pasagjerë jo shqiptarë, por adhurues të muzikës së saj e kanë njohur këngëtaren gjatë fluturimit me avion dhe i kanë dërguar një letër, ku i kanë shprehur vlerësimet e tyre për të dhe se sa shumë u pëlqen muzika e saj.

Kida është ndjerë shumë e lumtur për këtë dhe e ka postuar letrën në Instastory, ku në të shkruhet:

“Kida, ne e duam muzikën tënde! Është një kënaqësi të të kemi ty në këtë fluturim. Dashuri! Xenis dhe Salih”- thuhet në letër.

Këngëtarja ka thuajse 10 vite që është pjesë e industrisë muzikore dhe për këtë arsye, ajo ka publikuar më herët një video në rrjetin social “Instagram” ku falënderon të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë deri më tani gjatë karrierës së saj.

Më tej, Kida shkruan se asnjëherë nuk do ndalet së bëri punën që ajo do më së shumti, pikërisht këndimin.

Kida shkroi edhe se brohorimat e fansave të saj i kanë dhënë më shumë vullnet për të punuar akoma edhe më shumë.

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar. Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs always #Kida ”./iconstyle

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit