I riu nga Tirana tregon historinë e lidhjes me vajzën domenikane

Ervin Elezi një i ri nga Tirana, nuk ka pritur vajzë shqiptare për të qenë i lumtur.

Ai është lidhur me një vajzë nga Republika Domenikane e cila është edhe Miss.

Bukuroshja në fjalë është Nidia Lorena Sanchez.

Ajo ka marrë pjesë në disa kompeticione bukurie ku ka marrë dhe çmimin e parë: “Miss of Latina America 2018” dhe “Miss Tropico Models 2018”.

I ftuar tek “Rudina”, 38-vjeçari, i cili punon si menaxher i një hoteli në New York, prej 11 vitesh, tha se për herë të parë u takua me Nidian në Punta Cana.

Por e vërteta ka filluar nga Instagrami.

Kam hyrë në Instagram dhe aty ka filluar, i kam bërë një like një fotoje, pastaj një koment edhe pse Nidia në fillim ka qenë shumë e ftohtë.

Nuk më ka kthyer përgjigje.

Unë isha në New York.

Ishte thjesht një shkrim, “je një vajzë e bukur” dhe thashë thjesht po e provoj se në fund të fundit çuna jemi dhe nuk ka asgjë të keqe.

Nuk kisha asnjë përgjigje.

I kam shkruajtur sërish pas dy javësh dhe aty filluam që bëmë një bisedë si fillim se unë nuk flisja spanjisht, Nidia fliste pak anglisht.

Kështu filloi, shkëmbyem numrat derisa shkova për herë të parë në 2018-n në Punta Cana për pushime dhe u takuam”, rrëfeu Ervin Elezi.

Pandemia i ka lënë të ndarë dy të dashuruarit.

Ervini nga Tirana është bllokuar në SHBA ku jeton dhe punon, ndërsa Nidia në Republikën Domenikane.