I riu që vdiq në rrugën Pejë-Prishtinë, gjatë ditës kishte rënë në radar të Policisë

23-vjeçari Florian Gjergjaj ka humbur jetën sot pas një vetaksidenti në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.

Rreth orës 19:00 ai humbi kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vd.ekje.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e madhe gjatë vozitjes, për të cilën gjë gjatë ditës edhe u gjobit nga Policia e Kosovës.

Kështu mëson Indeksonline përmes burimeve te veta brenda PK-së.

Floriani u gjobit me 40 euro sot në ora 13:01 në rrugën Prishtinë-Pejë, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Indeksonline ka siguruar fletëparaqitjen për kundërvajtje.