I tha se dridhi të pasmet dy muaj pas vdekjes së nënës, Melinda kërcenon Gjiren?

Reperja e cila jeton në Gjermani, Gjira Kajtazi mbrëmë hodhi disa kunja për reperen tjetër kosovare Melinda Ademi.

Gjira përmes një postimi në instagram e kritikoj Melinden se dridhi të pasmet në tanga dy muaj pasi i ndërroj jetë nëna, shkruan InfoKosova.

“…n’mars i ka vdek nëna n’kancer…e n’mai lanson këngë tu u dridh n’tanga…Mfal po qito ‘femna’ sjom ka muj me i marr seriozisht. %moral %ndërgjegje % talent % shije #rip”, ka shkruar ajo.

Nuk vonoj shumë dhe e fshiu postimin, por nuk ndaloj me kaq.

Ajo publikoj një tjetër postim duke treguar se ka folur privatisht me Melinden dhe arsyen e fshirjes së postimit.

Por Gjira nuk tregoj se çka i kishte thënë Melinda që e bëri të fshij postimin.

Mos vallë e kërcënoj?/InfoKosova/

Shiko të gjitha postimet e Gjirës më poshtë: