I thonë Ronelës ‘dobësohu pak’, këngëtarja habit me reagimin

Përtej gjitha të mirave që ka sjellë zhvillimi i teknologjisë dhe sidomos i rrjeteve sociale, duhet ta pranojmë se kanë shkaktuar edhe disa dukuri negative dhe një ndër to është edhe cënim i jetës së gjithsecilit.

Duke qenë se interaktiviteti është i lartë, shpesh jemi dëshmitarë se si njerëz të ndryshëm marrin të drejtën të komentojnë e fyejnë, pa marrë parasysh se çfarë mund të shkaktojë qoftë edhe një emoji nga ana e tyre.

Më të ekspozuarit në këtë raste janë figurat publike, edhe për shkak të audiencës së lartë.

Një nga këngëtaret më të dashura të muzikës shqiptar, Ronela Hajati, ka postuar së fundmi një super video, ku duket në top formë, teksa ka bërë me dije se ka gati 4 këngë.

Mirëpo, jo të gjithë i shohin gjërat njësoj.

Një komentuese i ka shkruar këngëtares:

“Dobsou pak zemër se më super do dukesh”.

Ronela nuk e ka lënë pa një përgjigje këtë koment, pasi ia ka kthyer:

“Nesër”, duke lënë të kuptohet se ndihet shumë mirë me trupin e saj dhe nuk ka ndërmend dhe as arsyje të ndryshojë.

Herë pas here, nëpërmjet rasteve të tilla jemi munduar të sjellim në vëmendje se çdokush bën me trupin e tij ç’të dojë dhe askush nuk ka të drejtë ta gjykojë.

Vajzat nuk duhet t’i druhen realitetit në një kohë kur të gjithë, të ndikuar nga jo realja përpiqen të prezantojnë gjëra që në realitet s’kanë aq vlerë.

Disa kilogramë më pak apo disa kilogramë më shumë nuk ndikojnë aspak në mendjen dhe shpirtin tuaj.