I vetmi mashkull mes 6 vajzave, Capital T thotë se kishte të pamundur ta respektonte distancën

Capital T ka pozuar pran disa vajzave bukuroshe.

Reperi i njohur shqiptar Capital T duket se e ka të pamundur ta mbajë distancën.

Kjo pasi ai është i rrethuar nga disa vajza të bukura në foton e fundit të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Ku me majt distance hajt 😝🍫🇧🇷🍹”, ka shkruar Trimi pranë postimit të fotografisë.

Sigurisht se nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave të cilët e përcjellin reperin në llogarinë e tij në Instagram.

Foto duket të jetë realizuar në Brazil, ku siç shihet po punon për projektin e radhës ndonëse nuk ka zbuluar ndonjë detaj për ndjekësit e publikun.