Web Analytics

I’a pa hajrin Big Brother, ja ku do ta shohim tani e tutje Einxhel-in!

Einxhel Shkira do të rikthehet së shpejti në ekran, sipas të dhënave të fundit.

Në një zhvillim të fundit, është raportuar se Einxhel Shkira do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV.

Megjithatë, pjesëmarrja e saj është vënë në pikëpyetje pas një përgjigjeje  të saj në media sociale.

Një ndjekëse e pyeti atë në një postim të fundit nëse do të merrte pjesë në edicionin e ardhshëm të Big Brother.

Përgjigja e Einxhelit nuk ishte e qartë, duke lënë në pikëpyetje praninë e saj në formatin e ri.

“Do të të shohim sërish në ‘Big’ siç po lexojmë? Megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, jo sërish pjesë e atij formati,” ka thënë ajo.

Einxhel ka premtuar se do të shihet shumë shpejt në ekran, por nuk ka dhënë detaje konkrete për rolin e saj të ardhshëm në televizion.

“Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni,” shtoi ajo.

Pra, mbetet për t’u parë nëse Einxhel do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV siç përflitet, apo nëse do të prezantohet me një projekt të ri të televizionit.

Shiko foton:

Nga rubrika