“Ia shikon xhepat a ka lek”, vazhdojnë fansat me komentet kritikuese ndaj Adelina Tahirit

Adelina Tahiri, ishte në mesin e të preferuarave të estradës por që kur bëri publike lidhjen me avokatin maqedonas, ajo ka pranuar kritika të shumta pothuajse nga gjysma e percjellesve të saj.

Derisa ajo publikon në rrjete sociale imazhe krahë të dashurit komentet negative vazhdojnë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja shpërndau një fotografi nga pushmet ku janë të dy me imazh të buzëqeshur, percjellesit  filluan me kritikat “Si nuk të vjen turp 20 vite më i madh burri sa ty, ju shikoni nga gjepat a kan lek nuk vjen turp”, ishte njëri nga komentet që ra më së shumti në sy.

Por, kundër të gjitha komenteve negative, Adelina është e lumtur dhe ka vendosur të mos i kthej përgjigje. /Kosovarja/