Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDIT“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht...

“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (VIDEO)

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.

A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 5 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan.

Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës, sot ishte seanca e pestë që ajo e dergoi vajzën atje.

Me këtë rast, siq mëson Insajderi ajo kishte kryer edhe pagesen për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.

Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik.

Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Pasi nëna kishte shkuar që ta marr fëmiun në ordinancë, familjarët kishin dëgjuar inqizimet nga atje.

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit