Web Analytics
BallinaIkja e Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak, IPK rekomandon suspendimin e...

Ikja e Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë pasi ditën e enjte, Milan Radojçiq ka arritur të arratiset nga pika kufitare me Serbinë, në Bërnjak.

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë dhe se dokumentet e tij kanë mbetur tek zyrtarët policorë, transmeton Telegrafi.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë (një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor – që të gjithë punonjës në në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorin Rajonale Kufitare “Veriu”)”, thuhet në njoftim.

IPK përmes një komunikate për media thotë se, mbrëmë ishte njoftuar nga Policia e Kosovës rreth një incidenti i cili kishte ndodhur në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar (me inicialet M.R) dhe i njëjti kishte rezultuar si person i kërkuar.

“Personi i kërkuar dyshohet se ka vozitur veturën e tij mbrapa dhe është kthyer prapë në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur tek zyrtarët policorë të pikë kalimit kufitar”, thuhet në reagim.

Tutje, në njoftim thuhet se, hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Milan Radojiçiq është arratisur dje nga pika kufitare me Serbinë, në Bërnjak.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e  Oliver Ivanoviqit. I

njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.

Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit