IKSHP’ja: Kujdes nga uji i bunarëve!

Koordinatorja e Departamentit për monitorimin e cilësisë së ujit pranë IKSHPK-së, Burbuqe Latifi-Nushi, ka folur për cilësinë e ujit pas reshjeve të fundit të shiut.

Ajo ka thënë se cilësia e ujit është në përgjithësi në rregull, por se mungon sasia, pasi kompanitë apo fabrikat e prodhimit të ujit, për arsye të ngritjes së turb.ullirave si pasojë e shiut, janë të detyruar të minimizojnë kapacitetin.

“Cilësia e ujit në përgjithësi është në rregull, bazuar në analizat që i bëjmë në baza ditore në IKSHPK.

Mungon sasia, pasi kompanitë dhe fabrikat e prodhimit të ujit, për arsye të ngritjes së turb.ullirave si rezultat i shirave, janë të detyruar të minimizojnë kapacitetin, siç është rasti me fabrikën në Shkabaj.

Për këtë arsye disa pjesë të rajonit të Prishtinës, janë të detyruar të aplikojnë ndërprerje të ujit për një kohë të caktuar, brenda ditës”, ka deklaruar Latifi-Nushi.

Ajo ka thënë se rrezi.kshmëri tjetër paraqesin gypat e zbrazët sa i përket cilësisë së ujit apo edhe dëmtimi i tyre.

Gypat e i tërë rrjeti shumë shpesh ndodh të pësojnë dëmtime, futja e kont.aminimit nga jashtë në rrjet të ujit të pijes është mjaft i mundshëm”, ka thënë Latifi-Nushi.

Ajo ka treguar se ka thirrje të përditshme e ankesa nga qytetarët për cilësi jo të mirë të ujit.

Latifi-Nushi  ka lutur qytetarët nëse është e mundur të mos fusin në rrjet ujërat e bunarit, sepse siç thotë sedimentohet ndotja e ajo qëndron për një kohë të gjatë./Kosovarja