Web Analytics
BallinaSHOWBIZIliri sfidon hapur Romeo Veshajn

Iliri sfidon hapur Romeo Veshajn

Ilir Shaqiri do të hynte sërish në BBV por me një kusht interesant.

Balerini i njohur teksa foli nëse do të bëhej sërish pjesë e këtij reality show tha se do të donte më shumë të ishte sërish banor sesa të merrte rolin e opinionistit.

“Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të thoja po”. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe.

Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”, u shpreh Iliri gjatë një bisede me Ermir Mamaqin.

I pyetur se a do të futej sërish brendai ai hodhi një thumb dhe sfidoi hapur Romeo Veshajn.

“Do futesha pse jo, mendoni se kam frikë të futem edhe 4-5 muaj të tjerë aty. Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit