Iluzionisti në momentin e fundit shpëtoi nga vdekja…

Iluzionisti i njohur nga Kanada, Darcy Oake, e performoi në paradën e Vitit të Ri në Londër një truk i cili përpak sa i kushtoi me kokë.

Ai para qindra njerëzve lejoi që t’ia lidhin duart dhe kokën e vendosi në një akuarium të mbushur me ujë.

Pas kësaj atë e ngritën lartë dhe gati rreth dy minuta qëndroi pa ajër, transmeton InfoKosova.

Për fat në momentin e fundit ai arriti t’i lirojë duart dhe të shpëtojë nga vdekja e sigurt./InfoKosova/

Shikojeni videon se si rrodhi kjo ngjarje: