Imazhe të papara derimë tani nga dasma e Emina Çunmulajt

Sot pesë vite më parë modelja shqiptare kishte lidhur kurorë me Sam Nazarianin.

Për pesë vjetorin e martesës me biznesmenin Sam Nazarian, Emina Çunmulaj ka publikuar disa imazhe nga dasma e pesë viteve më parë.

Modelja në imazhet ku paraqitet me vello ka shkruar se ishte dita kur ajo është ndjerë si një princeshë.

“Dashuria e jetës time”, ka shkruar Emina krahas fotove të publikuara me të shoqin.

Kujtojmë se çifti janë prindër të dy vajzave. /Lajmi.net/