Nëna dhe fëmija kanë një lidhje shumë të ngushtë mes veti.

Këtë e kanë konfirmuar edhe shkenctarët.

Imazhi i parë i rezonancës magnetike që tregon lidhjen midis nënës dhe foshnjës, është një regjistrim i neuro-shkencëtares Rebecca Saxe duke puthur djalin e saj dy muajsh.

Puthja shkakton një reaksion kimik në tru, dhe një derdhje të hormonit oksitocin.

Oksitocina quhet gjithashtu hormoni i dashurisë sepse nxit ndjenjën e dashurisë dhe lidhjes.

Puthja aktivizon qendrën e shpërblimeve në tru, e cila më pas lëshon dopaminën në mënyrë që të ndjehemi mirë.

Përveç kësaj, lëshohet vazopresina, e cila lidh mamanë dhe foshnjën ose të dashuruarit së bashku.

Dhe serotonin, i cili ndihmon për të rregulluar gjendjen shpirtërore.