Improvizuan vjedhjen e biçikletës, për t’i dhënë të bijës një mësim

Becca Baker dhe burri saj Steve Brown nga Britania e Madhe, kanë bërë sikur ia vodhën biçikletën vajzës së tyre Lucy-Leigh Redfern, për ta paralajmëruar se çfarë ndodhë kur nuk ia vë zinxhirin.

Fëmijës dhjetëvjeçar, i kanë kërkuar gjithmonë që ta mbyllte atë, por ajo nuk kujdesej si duhet.

“Ia blemë për afro 200 euro dhe ajo vazhdonte ta linte hapur.

Atë ditë qëndroi në dyqan për një kohë të gjatë, andaj planifikuam vjedhjen”, ka thënë Baker lidhur me rastin.

Kur ka dalë nga lokali, ajo ka nisur të bënte panik dhe të qante, derisa i kanë treguar se çfarë ka ndodhur.

Shiko Videon: