Web Analytics

Inaugurimi i shtatores së Rugovës në Pejë, Abdixhiku ndan fotografi nga pjesëmarrja masive e qytetarëve

Botuar nga: InfoKosova

Sot për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është inauguruar shtatorja e Presidentit historik, Ibrahim Rugovës në Pejë.

Abdixhiku bashkë me fotografi nga pjesëmarrja masive e qytetarëve të Pejës ka thënë Republika e Kosovës dhe emri Ibrahim Rugova janë një.

“Para qindra e mijëra qytetarëve të Dukagjinit – në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës – zbuluam shtatoren e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Me këtë nderuam jo vetëm epokën e ndritshme të përpjekjes sonë për liri, pavarësi e demokraci, por nderuam vet Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka falënderuar Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe autorin e shtatores Gëzim Muriqin deri sa ka uruar edhe qytetarët e Pejës.

“Pejë – dhe jo vetëm – ta gëzoni si kujtim të përjetshëm! Identifikimi me Ibrahim Rugovën, arkitektin e shtetësisë është vlerë.

Pjesëmarrja e juaj masive, në këtë ditë e datë të shenjtë ishte vlerë”, ka shkruar i pari i LDK-së. /Lajmi

Të FUNDIT